Kundërshtarë në Katar

Futboll

Kundërshtarë në Katar

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 19:24
Kundërshtarë në Katar

Inaki dhe Nico Williams janë vëllezër, të dy luajnë me Athletic Bilbaon në La Liga, por në Botërorin e Katarit garojnë me Kombëtare të ndryshme. Inaki zgjodhi Ganën e gjyshit të tij, ndërsa Nico – tetë vite më i vogël – është pjesë e Spanjës së Luis Enrique-s.

Inaki debutoi me “Yjet e Zinj” dy muaj më parë, ndërkohë që tani do të provojë për herë të parë emocionet e pjesëmarrjes në një Kupë Bote, kompeticion ku shpreson të kalojë fazën e grupeve dhe të gjejë përballë Spanjën dhe Nicon.

“Në fillim e refuzova ftesën e presidentit të Federatës, i cili erdhi të më takonte në Bilbao për të më bindur të pranoja ftesën e Ganës. Më pas, prindërit e mi insistuan që të pranoja. Gana u kualifikua në Botëror, trajneri Addo më ka telefonuar disa herë, por nuk isha i bindur.

Më pas bisedova me gjyshin tim. Ai më tha se e kishte ëndërr të më shihte me fanellën e Ganës, kështu që pranova. Nico? Ne jemi profesionistë. Unë e di se çfarë rëndësie ka për karrierën e tij aktivizimi me Spanjën.

Shpresoj të përballem në Botëror me Spanjën dhe ta nis Nicon në shtëpi, për të gëzuar gjyshin, i cili bën tifozllëk për mua në Kupën e Botës”, deklaroi ylli i Athletic Bilbaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat