Harry Kane blen një orë Rolex “ylber” me vlerë 650 mijë dollarë

Futboll

Harry Kane blen një orë Rolex “ylber” me vlerë 650 mijë dollarë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:53
Harry Kane

Harry Kane ka gjetur një mënyrë për të vazhduar kauzën e “ylberit “, pavarësisht ndalimit të FIFA-s për të mbajtur shiritin “One Love” në fushë në Kupën e Botës 2022.

Ai ka zgjedhur një mënyrë shumë të shtrenjtë për ta bërë këtë fushatë. Kapiteni i Anglisë sipas BBC ka blerë një orë Rolex shumë të rrallë “ylber”.

Me ar rozë 18K, Daytona “Rainbow” është vendosur me 36 safirë ylber të prerë në kornizë, 56 diamante me prerje brilante në kasë dhe 11 safirë ylber të prerë.

Çmimi i orës fillon nga 135 mijë dollarë, por modeli që ka mbajtur Kane mendohet se shkon deri në 650 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat