Pas fitores ndaj Belgjikës, marokenët “djegin” edhe Brukselin

Futboll

Pas fitores ndaj Belgjikës, marokenët “djegin” edhe Brukselin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:24
Pas fitores ndaj Belgjikës, marokenët “djegin” edhe Brukselin

Pas fitores ndaj Belgjikës, marokenët “djegin” edhe Brukselin!

Maroku fitoi 0-2 ndaj belgjikës dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, teksa kaq mjaftoi që të nisë festa edhe në kryeqytetin belg, Bruksel.

Në Belgjikë llogaritet të jetojnë më shumë se 500 mijë marokenë, një pjesë e madhe e të cilëve në kryeqytet, të cilët menjëherë pas ndeshjes pushtuan rrugët e Brukselit, duke festuar, por nuk kanë munguar as incidentet e dhunshme, siç ishte përmbysja e një makine dhe shkatërrimi i saj.

Në rrugë kanë zbritur menjëherë edhe forca të shumta policie, që kanë provuar të vënë rregull, teksa kanë përdorur edhe makinat ujëhedhëse, për të shpërndarë turmën e marokenëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat