Mediumi kroat tallet me Vuçiqin dhe Serbinë

Futboll

Mediumi kroat tallet me Vuçiqin dhe Serbinë

Nga: K.G. Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 14:41
Serbët kokulur, foto Reuters

Mediumi kroat “24 sata” tallet me Serbinë, me barazimin e sotëm me rezultat 3:3 me Kamerunin, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupi G të Kampionatit Botëror në futboll.  

“Me ambicie dhe me njoftime të mëdha nga publiku serb, Serbia erdhi në Kampionatin Botëror në Katar.

Presidenti i tyre Aleksandër Vuçiq paralajmëroi marshimin në finale, dhe, natyrisht, ata ishin të mbushur në Kroacinë dhe se si janë më të mirë se kombëtarja jonë.

Megjithatë, pas dy raundeve ata kanë vetëm një pikë dhe do të jetë e vështirë për të arritur në të tetën e finales!

Dhe ndeshja e fundit kundër Kamerunit tronditi veçanërisht publikun e tyre (3:3)”, shkruan mes të tjera “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat