1/8 e Kupës së Kosovës, nesër shorti

Futboll

1/8 e Kupës së Kosovës, nesër shorti

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Komisioni i Garave do të bëjë nesër tërheqjen e shortit për Kupën e Kosovës.

Nesër me fillim nga ora 12:00 do të fillojë tërheqja e shortit për fazën e 1/8-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual i kësaj gare, Llapi e ka siguruar plasmanin në këtë fazë së bashku me skuadrat e tjera si Liria, Ballkani, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva dhe Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat