Australia dhe Danimarka, një ndeshje kokë me kokë

Futboll

Australia dhe Danimarka, një ndeshje kokë me kokë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Australia

Australia dhe Danimarka pak a shumë janë në pozita të barabarta për të kaluar në 1/8-ën e finales në Botërori, derisa sot përballën në stadiumin Al-Janoub të Dohas në Katar.

Të dy këto skuadra duhet të fitojnë në mënyrë që ta sigurojnë sigurt kalimin tutje në fazën e eliminimit direk. Të dy skuadrat ishin takuar edhe gjatë Botërorit të vitit 2018, po ashtu në grupe.

Australia hyri në kombinim pas fitores 1-0 kundër Tunizisë në ndeshjen e dytë, duke falënderuar për një gol me kokë të Mitchel Duke në minutën e 23-të. Soccerros tani shpresojnë që të kalojnë grupet për herë të parë që nga viti 2006.

Skuadra daneze humbi kundër Francës në ndeshjen e tyre të fundit, duke i dhënë fund ecurisë së tyre prej me disa fitore kundër skuadrës franceze.

Për momentin Danimarka është ende pa fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit në Botëror dhe shpresojnë që fati të ju kthehet në këtë ndeshje në rast së dëshirojnë kalimin tutje në Botëror.

Duke do të prin sulmin australian edhe në këtë ndeshje për të tentuar që të fitojë kundër Danimarkës, derisa Eriksen dhe Braithwaite do të tentojnë ta shënojnë fitoren e parë në Botëror dhe të kalojnë tutje nga grupet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat