Muller njofton largimin nga kombëtarja gjermane

Futboll

Muller njofton largimin nga kombëtarja gjermane

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:31
Muller

Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë në këtë kampionat Botëror duket se nuk është i vetmi lajm i keq, pasi në përfundim të sfidës një prej legjendave të ekipit ka deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja.

Tomas Muller i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë, duke deklaruar pas ndeshjes me Costa Rikën se kjo ishte ndeshja e tij e fundit për kombëtaren

“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku.

Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë” – tha  33-vjeçari. Muller numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola.

Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat