​Argjentina kërkon të shmangë surprizat ndaj Australisë

Futboll

​Argjentina kërkon të shmangë surprizat ndaj Australisë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:26
​Argjentina - Australia

Stadiumi "Ahmad bin Ali" do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Australisë, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror "Katar 2022".

Pavarësisht se u shokua me humbje 2:1 nga Arabia Saudite qysh në ndeshjen hapëse të këtij Botërori, Argjentina e mbylli fazën e grupeve si lidere, duke kryesuar Grupin C me fitoret radhazi ndaj Meksikës e Polonisë.

Në anën tjetër, Australia zuri vendin e dytë në Grupin D, ku përgjatë tri ndeshjeve regjistroi fitore kundër Danimarkës e Tunizisë, ndërsa pësoi humbje 4:1 në ndeshjen hapëse kundër Francës.

Argjentina dhe Australia janë përballur vetëm një herë mes vere në shtator të vitit 2007, ku asokohe argjentinasit fituan ndeshjen me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, këto pritet të jenë formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Argjentina (4-3-3): E. Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; Mac Allister, Fernandez, De Paul; Alvarez, Messi, Di Maria

Australia (4-1-4-1): Ryan; Karacic, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; Leckie, Irvine, McGree, Goodwin; Duke

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat