Vinicius Junior dëshiron të ndërpresë kontratën me “Nike”

Futboll

Vinicius Junior dëshiron të ndërpresë kontratën me “Nike”

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:12
Vinicius Junior dëshiron të ndërpresë kontratën me “Nike”

Ndonëse, me një kontratë deri në vitnin 2028, me kompaninë “Nike”, sulmesi i Barzilit dhe Real Madridit, Vinicius Jr mori një vendim dhe dëshiron të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë prestigjoze të veshjeve sportive.

Siç raporton “O Globo”,anësori i “seleçaos”,nuk ndihet mirë me mënyrë sesi po trajtohet nga kompania dhe anashkalimi i tij, për një reklamë të fanellës së Brazilit, distancoi akoma edhe më shumë brazilianin.

Prandaj, ylli 22-vjeçar vendosi të vishte një model të vjetër të atleteve “Mercurial”.

Mungesa e konsideratës duket se e prek atë, por nuk ka dyshim se Brazili do të jetë në gjendje të llogarisë në një Vinicius të madh, këtë mbrëmje, në ndeshjen e fazës së 1/16-ve, mbrëmjen e sotme, kundër Koresë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat