Çmenduria serbe: Zvicra pagoi dy magjistare shqiptare për të na mundur, ja sa miliona dollarë

Futboll

Çmenduria serbe: Zvicra pagoi dy magjistare shqiptare për të na mundur, ja sa miliona dollarë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:58
Trimat shqiptarë me Zvicrën

Serbia ka mbetur ende e goditur nga disfata ndaj Zvicrës, që solli dhe eliminimin e saj nga Botërori i Katarit qysh në fazën e grupeve. Në fakt, ajo mori vetëm një pikë, çka tregon se kaq meritonte në fushën e blertë, edhe pse ankohet për gjeste të Xhakës e Shaqirit.

Madje shkon deri aty sa thotë se Zvicra kishte angazhuar magjistare për t’i frenuar ata në sfidën për “jetë a vdekje”, ku helvetët triumfuan 3:2. “Dy magjistare shqiptare penguan futbollistët tanë të fitonin ndaj Zvicrës”.

Kjo është deklarata e çmendur, e bërë në një emision televiziv në Serbi, duke filluar kësisoj të shfaqin edhe paranoja, makthe e probleme vërtet serioze psikologjike. I ftuari, gjatë emisionit, në fakt tha fjalë për fjalë: “Zvicra ka paguar magjistare për të mallkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerat janë afrikane.

Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”.

Edhe në ballafaqimin e fundit në “Katar 2022”, Shaqiri shënoi në portën e Serbisë, ndërsa Xhaka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Çdo gjë shqiptare për ta është si “shamia e kuqe” për demat, i tërbon fare, i kalon në paranoja që tejkalojnë fantazinë njerëzore. Kështu po ia shet publikut të vet humbjen e Serbisë në Kupën e Botës, televizioni i lidhur me regjimin e Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat