Xhaka dhe Shaqiri për të shkruar historinë

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri për të shkruar historinë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Xhaka dhe Shaqiri për të shkruar historinë

Xhaka dhe Shaqiri për të shkruar historinë ndaj Portugalisë, Spanja të ketë kujdes nga Maroku!

Sot do të luhen dy ndeshjet e radhes të 1/16 të Kupës së Botës, të cilat do të njohin dy çerekfinalistët e fundit.

Në orën 16:00, Maroku do të përballet ndaj Spanjës së Luis Enrique.

Dihet se në letër, Spanja është tepër e fuqishme përballë Marokut, por iberikët duhet të kenë kujdes pasi marokenët janë tepër të rrezikshëm, sidomos kur sulmojnë me Zyiech dhe Hakimi.

Në mbrëmje do të jetë një ndeshje shumë speciale. Portugalia e Cristiano Ronaldo do të ndeshet ndaj Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Zvicra vjen nga një performancë tepër e bukur ndaj Serbisë, dhe sigurisht Ronaldo me shokë duhet të bëjnë kujdes pasi Zvicra e ka treguar veten se është një skuadër që të krijon vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat