Një bastexhi fiton 1 milionë dollar nga kualifikimi i Marokut

Futboll

Një bastexhi fiton 1 milionë dollar nga kualifikimi i Marokut

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:21
Një bastexhi fiton 1 milionë dollar nga kualifikimi i Marokut

Maroku është padyshim surpriza më e bukur e këtij Botërori.

Kombëtarja afrikane arriti të eliminonte Spanjën me penallti, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola.

Ky triumf i marokenëve, të cilët siguruan një biletë historikë për në çerekfinalet e Kupës së Botës, i ka dhuruar një bastexhiu, plot 1 milionë euro.

Ai para startit të Botërorit kishte vendosur 90 mijë e 818 dollarë, një skedinë të çmendur, duke parashikuar që kombëtarja e Marokut do të kualifikohej në çerekfinale, teksa arriti të fitonte plot 1 milion e 89 mijë dollarë.

Një shifër kjo goxha e konsiderueshme. Koeficienti për kualifikimin e Marokut në çerekfinale, para startit të Botërorit ishte plot 1100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat