Ronaldo: Nëse më garantoni se Portugalia e fiton Kupën e Botës dhe unë nuk shënoj, unë pranoj menjëherë

Futboll

Ronaldo: Nëse më garantoni se Portugalia e fiton Kupën e Botës dhe unë nuk shënoj, unë pranoj menjëherë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 07:13
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është treguar altruist, të paktën deklarativisht, në prononcimin të dhënë në muajin nëntor në lidhje me kombëtaren e Portugalisë dhe suksesin e saj në Kupën e Botës.

Ndonëse në ndeshjen e fundit nuk u inkuadrua nga minuta e parë, pesë here fituesi i “Topit të Artë” thotë se do të gëzohej me një triumf të kombëtares së tij edhe nëse ai nuk shënon.

“Nëse më thoni se Portugalia e fiton Kupën e Botës dhe unë nuk shënoj, e pranoj menjëherë këtë pakt”, u shpreh ish-lojtari i Real Madridit.

Tash për tash Portugalia është në fazën çerekfinale dhe aty do të ndeshet me Marokun.

Në rast triumfi në Kupën e Botës, siç paralajmëroi më parë, lojtari do të tërhiqej nga kombëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat