​Maroku-Portugalia, sfida mund të luhet pa dy yjet kryesor, formacionet e mundshme

Futboll

​Maroku-Portugalia, sfida mund të luhet pa dy yjet kryesor, formacionet e mundshme

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 09:09
​Maroku-Portugalia

Befasia e këtij Kampionati Botëror, Maroku do të provojë të bëjë një tjetër hap gjigant duke kërkuar të kalojë në gjysmëfinale dhe për ta bërë këtë duhet ta mposhtë Portugalinë.

Marokenët befasuan duke e mposhtur Spanjën, ndërsa Portugalia arriti në këtë fazë pasi e eliminoi Zvicrën me rezultat të thellë, 6-1.

Sa i përket formacioneve, te Maroku mund të është në dyshim njëri nga më të mirët e kësaj skuadre, Achraf Hakimi i cili ka ndjerë dhimbje në muskujt e këmbës së majtë,, ndërsa nuk dihet ende nëse trajneri i Portugalisë Santos do t’ia besojë Cristiano Ronaldos fanellën e titullarit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Al Thumama Stadium” me fillim nga ora 16L00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Maroku: Bounou; Dari, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal

Portugalia: Costa; Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro; B. Silva, Carvalho, Otavio; Fernandes, Ramos, Felix

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat