Rekorde të tjera

Futboll

Rekorde të tjera

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 22:22
Messi

Lionel Messi arriti një tjetër moment historik kundër Holandës me fanellën e Argjentinës. Duke shënuar penalltinë e 2-0, ai arriti Gabriel Batistutën për golat e shënuar në një Kupë Bote (10).

“Pleshti”, në Botërorin e tij të pestë, forcon pozicionin e tij si futbollisti argjentinas me më shumë ndeshje të luajtura në fazën finale (24 kundër Diego Maradonës që u ndal në 21).

Dje kundër Holandës, 35-vjeçari ka kaluar një tjetër rekord të vendosur nga idhulli i tij i fëmijërisë, 17 ndeshje si kapiteni në këtë turne duke bërë edhe më mirë se meksikani Rafa Markez (15), Dino Zof (14) dhe Paolo Maldini dhe gjermani Filip Lahm, të dy në kuotën 13.

Kapiteni i Argjentinës dje u bë gjithashtu lojtari me më shumë asiste – pesë – në fazat eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 1966-të, duke tejkaluar katër të Pelesë.

Gjithashtu, Leo Mesi ka arritur 17 mes golave dhe asisteve në Kupën e Botës. Përsëri që nga viti 1966-të, dhe është i dyti në këtë renditje të veçantë, ku Miroslav Klose, Ronaldo dhe Gerd Muller janë përpara në kuotën 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat