Pauzë dy ditore, “magjia” e Botërorit rikthehet të martën

Futboll

Pauzë dy ditore, “magjia” e Botërorit rikthehet të martën

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Sot dhe nesër nuk do të ketë ndeshje të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar.

Tashmë, ky Botëror ka hyrë në fazat finale, teksa mbrëmë u mësua edhe çifti i dytë gjysmëfinal.

Të martën, me fillim nga ora 20:00, Kroacia do ta kërkojë finalen e dytë radhazi në Botëror.

Përballë do ta ketë Argjentinën e Leo Messit, i cili është i uritur ta fitojë Botërorin, në pjesëmarrjen e tij të fundit në këtë kompeticion.

Një ditë më vonë, të mërkurën nga ora 20:00, kampioni në fuqi, Franca do ta kërkojë finalen, por përballë do ta ketë befasinë e këtij Botërori, Marokun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat