Për Messin ndeshja e nesërme s’do të jetë e fundit në Botëror

Futboll

Për Messin ndeshja e nesërme s’do të jetë e fundit në Botëror

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 20:05
Messi

Nesër me fillim nga ora 20:00, Argjentina dhe Kroacia do të luajnë ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Messi do të synojë finalen e dytë të Botërorit me Argjentinën dhe e ka mundësinë e fundit të fitojë trofeun e vetëm që i mungon.

Por, ndeshja e nesërme s’do të jetë e fundit për shtatë herë fituesin e Topit të Artë në këtë Kampionat Botëror.

Kjo pasi që edhe në rast fitoreje, edhe në rast humbjeje, Messi do ta zhvillojë edhe një ndeshje në këtë Botëror.

Nëse fiton, Messi me Argjentinën do të luajë në finale. Në rast humbjeje, ata do të luajnë edhe për vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat