​Argjentinë-Kroaci, formacionet e mundshme

Futboll

​Argjentinë-Kroaci, formacionet e mundshme

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 09:03
​Argjentinë-Kroaci, formacionet e mundshme

Ballafaqimi ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror pritet që të dhurojë ndeshje spektakolare duke pasur parasysh kualitetin që kanë në përbërje të dy skuadrat.

Ballafaqimi që do të zhvillohet në stadiumin “Lusall Iconic” do të prodhojë finalistin e parë të këtij kampionati që atje do të ballafaqohej me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Francës dhe Marokut, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat vijnë në këtë takim të kompletuara dhe pa mungesa, andaj tifozët pritet t’i shohin 90 minuta të zjarrta.

Këto janë formacionet e mundshme:

Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; Di María, De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister; Messi, Álvarez.

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Pasalic, Kramaric, Perisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat