Deschamps me “dhimbje koke” para ndeshjes me Marokun

Futboll

Deschamps me “dhimbje koke” para ndeshjes me Marokun

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 21:10
Deschamps me “dhimbje koke”

Adrien Rabiot është në dyshim për ndeshjen, të mërkurën, kundër përfaqësueses marokene në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Sipas “L’Équipe”, mesfushori nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme, sikurse ndodhi me mbrojtësin Dayot Upamecano.

Mësohet se mesfushori i Juventusit ka shfaqur simptomat e ftohjes apo gripit për shkak të sistemeve të fuqishme ftohëse në stadiumet e Katarit. Të dy lojtarët nuk janë stërvitur me grupin, por kanë bërë ushtrime në palestër.

Nëse Rabiot nuk arrin të shërohet në kohë, do të zëvendësohet nga Yousouf Fofana.

Rabiot ka rezultuar një nga futbollistët më në formë francezë në këtë Botëror, ku tashmë numëron katër paraqitje në pesë ndeshje, një gol dhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat