Nuk ka marrëveshje mes ECA-s dhe FIFA-s

Futboll

Nuk ka marrëveshje mes ECA-s dhe FIFA-s

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:51
Nuk ka marrëveshje mes ECA-s dhe FIFA-s

Klubet evropiane të futbollit dhe FIFA nuk kanë nënshkruar ende memorandumin e marrëveshjes për transferimin e lojtarëve ndërkombëtarë nga viti 2023. Marrëveshja aktuale, në fuqi që nga viti 2015, skadon më 31 dhjetor dhe negociatat e këtyre ditëve në Doha nuk kanë qenë produktive.

Siç e publikon “The Athletic”, Memorandumi i Mirëkuptimit vazhdon të jetë një “Shpatë Demokleu” për marrëdhëniet mes FIFA-s dhe klubeve. Madje, situata është tensionuar muajin e fundit për shkak të mungesës së gjetjes së pikave të përbashkëta.

Sipas listës së pjesëmarrësve në mbledhjen e ECA-s, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk mori pjesë në takimin që supozohej të ishte i rëndësishëm për arritjen e një marrëveshjeje, që është vonuar. Në vend të tij ishte ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm, Mattias Grafstrom, i cili, sipas “The Athletic: as nuk e hapi gojën në mbledhje.

Mosrinovimi i Memorandumit të Mirëkuptimit është i një rëndësie jetike, pasi nëse nuk arrihet një marrëveshje, klubet nuk do të jenë të detyruara të heqin dorë nga lojtarët e tyre në dritaren e marsit, e para ndërkombëtare nga viti 2023.

Përveç kësaj, sipas “Daily Mail”, këto tensione mes FIFA-s dhe klubeve mund të bëjnë që plani i Infantinos për të krijuar një Kupë të Botës për Klube të zgjeruar me 32 skuadra të refuzohet ose të vonohet. Ëndrra e FIFA-s për të zhvilluar një turne në nivel klubesh mund të ndërpritet për shkak të marrëdhënieve të këqija aktuale.

Projekti u bë publik dhe u hodh në tavolinë para disa vitesh. Kina do të ishte vendi i parë mikpritës, por pandemia dhe vonesat në kalendar e lanë çështjen në ajër dhe tani mungesa e mirëkuptimit për rinovimin e Memorandumit të Mirëkuptimit e vë në dyshim serioz këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat