Kapiteni i “Gjelave” gati për Marokun

Futboll

Kapiteni i “Gjelave” gati për Marokun

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:22
Kapiteni i “Gjelave” gati për Marokun

Hugo Loris është i vetëdijshëm se stadiumi do të jetë maroken për gjysmëfinalen e Botërorit këtë të mërkurë (20:00).

Por kapiteni i skuadrës së Francës ka forcën e përvojës. Në konferencë për shtyp, ai theksoi se: “Tensioni i ndeshjes dhe fryma konkurruese do të jenë në maksimum. Jemi dy ekipe që e njohim njëri-tjetrin aq mirë sa nuk ka asnjë element surprizë”.

Kapiteni i Francës është i sigurt në armët e skuadrës së tij dhe në shanset e saj për kualifikim, megjithatë respekti për Marokun e shtyn të refuzojë statusin e favoritit.

“Kemi qenë në flluskën tonë që nga fillimi i këtij turneu. Nuk kemi asnjë informacion se çfarë po ndodh jashtë. Jemi të fokusuar që të përgatitemi për ndeshjen, në hotelin tonë. Po afrohemi me diçka të madhe.

Sa më shumë të përparojmë, aq më shumë përqendrim nevojitet. Jemi në garë dhe duam të vazhdojmë të përjetojmë emocione të mëdha”, përfundoi Loris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat