Lëvizje për të marë mbrojtësin kroat

Futboll

Lëvizje për të marë mbrojtësin kroat

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:54
Guardiola

Johsko Gvardiol ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Kupën e Botës, deri në gjysmëfinale kur u përballë me Lionel Mesi.

Po ashtu, ai ka paraqitje të mira edhe me Lajpcigu.

Mançester Sitit është skuadra që është joshur nga Gvardiol dhe po përgatisin një ofertë për të.

Sipas Alfredo Pedulla, një ofertë prej 125 deri 130 milionë euro, përfshirë bonuset, do të jetë në dispozicion.

Gvardiol, nëse pranon ofertën e Sitit, mund të ketë një pagë prej 12 milionë eurove në vit. Me këtë ofertë të madhe, Mançester Siti, pritet ta fitojë garën me Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat