Reagimi i Maradonas ndaj fishkëllimave të himnit të Argjentinës në Kupën e Botës 1990

Futboll

Reagimi i Maradonas ndaj fishkëllimave të himnit të Argjentinës në Kupën e Botës 1990

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:54
Maradona

Argjentina do të jetë pjesë e finales së Kampionatit Botëror “Katar 2022” që zhvillohet të dielën.

Është hera e parë që Argjentina arrin në finale të Kupës së Botës që prej se humbi ndaj Gjermanisë 1:0 në edicionin e vitit 2014.

Por, kur arritën argjentinasit në finale para vitit 2014? Epo, atëherë do t'ju duhet të gjurmoni në ditët e të famshmit, Diego Maradona.

Ishte Botërori i vitit 1990 në Itali. Argjentina po synonte që ta mbronte titullin e kampionit të botës, të cilin e kishte fituar katër vite më herët asokohe në Meksikë, dhe Maradona, i cili po luante futboll në itali me Napolin, priste një pritje të ngrohtë.

Por, Maradona nuk e morri këtë gjë. Maradona ishte pranë fundit të aventurës shtatë vjeçare me Napolin, qytet ky i cili shpesh e sheh vetën si entitet në vete në Itali.

Tifozët italianë dhe ultrasit e Napolit kanë një histori të gjatë të përleshjeve.

Ndërkohë që jeta e Maradonës jashtë fushës ishte e rrethuar nga polemika që përfshinin çështje të tilla si lidhjet me mafian e qytetit, festa të vazhdueshme dhe raportime për pabesi.

Maradona mori një pritje armiqësore kudo që shkoi atë turne. Dhe gjithçka erdhi në krye kur Argjentina u takua me Italinë në gjysmëfinale në stadiumin “San Paolo” në Napoli.

Në sytë e Maradonës, ishte kthimi i tij në një qytet që përqeshej nga pjesa tjetër e Italisë. Ai ftoi banorët e Napolit në lojë, duke i kërkuar ta mbështesin atë në vend të Italisë.

Por kjo u prit si shenjë mosrespektimi dhe kur Argjentina eliminoi Italinë, Maradona u bë shpejt njeriu më i urryer në vend.

Në finale, në Romë, i gjithë stadiumi i bëri të ditur Maradonës saktësisht se çfarë mendonin për të dhe kombin e tij duke fishkëllyer egërsisht himnin kombëtar argjentinas.

Reagimi i Maradonës ishte i tërbuar, i cili filloi duke sharë keq tifozët. Më poshtë e gjeni reagimin e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat