Sirigu ankohet shpesh për probleme të ndryshme fizike

Futboll

Sirigu ankohet shpesh për probleme të ndryshme fizike

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 12:11
Spalletti

Salvatore Sirigu, i cili është portieri i dytë i Napolit është ndalur sërish, si pasojë e një dëmtimi.

Ai është stërvitur veçmas grupit dhe për momentin nuk dihet koha e saktë e rikuperimit të tij.

Sirigu ankohet shpesh për probleme të ndryshme fizike dhe pa luajtur asnjë minutë këtë sezon, është gati largimi nga Napoli.

Ndërkohë zëvëndësues i tij mund të jetë Etrit Berisha.

Berisha ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, teksa ka mbrojtur ngjyrat e Lacios, Atalantës, Spalit dhe Torinos. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, është i pakënaqur me Torinon dhe po kërkon me ngulm largimin në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat