Chelsea e Manchester United në garë për sulmuesin 18-vjeçar të Dortmund

Futboll

Chelsea e Manchester United në garë për sulmuesin 18-vjeçar të Dortmund

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 13:57
Chelsea e Manchester United në garë për sulmuesin 18-vjeçar të Dortmund

E ardhmja e sulmuesit 18-vjeçar Youssoufa Moukoko pritet të jetë në Premier League. Talenti i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane ka tërhequr vëmendjen e dy prej skuadrave më të madh në Angli, Chelsea dhe Manchester United.

Këto skuadra janë gati të ofrojnë 20-25 milionë euro për ta marrë lojtarin që në janar. Kontrata e lojtarit skadon verën e ardhshme, çka do të thotë që më 1 korrik ai mund të largohet me koston zero nëse nuk rinovon.

Ndaj, Borussia është gati të negociojë me skuadrat angleze për të mundësuar transferimin e lojtarit që në janar.

Moukoko ka debutuar edhe me kombëtaren e të rriturve, duke luajtur në dy ndeshje. Këtë sezon, ai ka realizuar 6 gola në 14 ndeshje në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat