Kajtazi: Na la edhe një legjendë e futbollit të Prishtinës 

Futboll

Kajtazi: Na la edhe një legjendë e futbollit të Prishtinës 

Nga: K.G.. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 15:29
Muharrem Neziri.

Ka ndërruar jetë Muharrem Neziri.

Lajmi bëhet i ditur nga Xhavit Kajtazi, gazetar i mirënjohur sportiv dhe trajner i KV Prishtina Volley. 

“Paska ndërruar jetë, sot, në moshën 88-vjeçare, Muharrem Neziri.

Një personalitet që dha shumë për Besëlidhjen e Lagjes se Muhaxhirëve  dhe për Prishtinën që e deshi aq shumë...

Po e ripostoj dokumentarin 10-minutesh te realizuar para shtatë vjetësh, për të shprushur rrëfimet dhe kujtimet e tij, për jetën dhe veprimtarinë më shumë se sportive.

Të qoftë i lehtë Dheu i Kosovës, që aq shumë e deshe!”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat