Ndërron jetë komentatori i njohur i sportit Milaim Krasniqi

Futboll

Ndërron jetë komentatori i njohur i sportit Milaim Krasniqi

Nga: Gani Kosumi Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 20:18
Milaim Krasniqi

Gazetaria e sportit të Kosovës mbeti më e varfër pa njërin ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës. Në moshën 53 vjeçare ka ndërrua jetë njëri ndër gazetarët dhe komentatorët më të shquar të Kosovës , Milaim Krasniqi.

Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri. Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses ngase vdekja ishte e pa shmangshme nga kjo sëmurje vrastare.

Milaim Krasniqi, gazetar i sportit.

Lindi në Makoc të Prishinës më 1 qershor 1969. Studoi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën "Bujku" në vitet '90, ndërsa më vonë punoi në Radion "Rilindja" dhe Radion "Kosova e lirë". Punoi edhe në Televizionin "AA"

Si prezentues i emisioneve të ndryshme.

Në vitin 2001 zë punë në Radio Kosovë ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës. Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes . Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës. Gazetaria e sportit e Kosovës mbeti pa një penë të mprejtë dje komentator të shquar sportiv. Ai do të jetë udhë rrëfyespër gjeneratat e reja. Milaimi për herë do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona. Jemi me ju familjen Krasniqi në këto çaste të vështira. Zoti e mëshiroftë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi dhe kontribuoi shumë për te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat