Shefi i Al Nassr “thyen” heshtjen: Ja si qëndron e vërteta

Futboll

Shefi i Al Nassr “thyen” heshtjen: Ja si qëndron e vërteta

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Ronaldo

Transferimi i Kristiano Ronaldos drejt Arabisë Saudite mori një vëmendje të madhe në mediat botërore, me portugezin që u raportua se i kishte thënë “PO” klubit të Al Nassr.

Siç raportoi “Marca”, 37-vjeçari do të transferohej në janar drejt Lindjes së Mesme, ku do të përfitonte plot 500 milionë euro në 2 vite e gjysmë.

Për këtë gjë reagoi dhe vetë trajneri i skuadrës, Rudi Garsia, i cili u shpreh se do të ishte i lumtur të punonte krahë një legjende si Ronaldo.

Gjithsesi për këtë situatë ka folur dhe vetë shefi i klubit, Al Muamar, duke shpjeguar si qëndron e gjitha e vërteta.

“Kristiano ishte shumë i zënë me Botërorin dhe e prisja që ai mos të negocionte me asnjë klub gjatë kësaj kohe.

Ne nuk do të flasim për asnjë lojtar i cili nuk është i yni. I uroj Kristianos më të mirat dhe suksese në çdo vendim që do të marrë”, u shpreh Al Muamar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat