Liga dhe klubi që përfitojnë më shumë

Futboll

Liga dhe klubi që përfitojnë më shumë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
Messi

FIFA u paguan miliona euro klubeve të futbollit për “huazimin” ditor të secilit prej lojtarëve të tyre që marrin pjesë në Kupën e Botës. Përveç kësaj, nga pagesa përfitojnë edhe klubet për të cilat profesionistët kanë pasur kontratë gjatë dy viteve të fundit. Gjatë gjithë turneut, më shumë se 236.6 milionë euro do të paguhen për pothuajse 400 klube futbolli nga e gjithë bota.

Ky është rezultati i analizës së platformës së informacionit “OnlineCasinosDeutschland.com”. U përcaktuan dhe u krahasuan me njëri-tjetrin të gjitha kompensimet e të ashtuquajturit ‘programi i përfitimeve të Kupës së Botës’. Shumat më të larta ishin për Manchester City, Barcelona dhe Bayern Munich.

Shifrën më të lartë për lojtarët e merr Manchester City, me një total prej 5.36 milionë eurosh. “Qytetarët” pasohen nga Barcelona me 5.34 milionë euro. Bayern Munich do të marrë 4.99 milionë euro. PSG do të marrë 4.65 milionë euro dhe Manchester United plotëson top-pesëshen me të ardhura pak më pak se 4.65 milionë euro.

Në një krahasim të drejtpërdrejtë të ligave profesionale, klubet e Premier League janë padyshim ato që do të marrin më shumë dëmshpërblim: gjithsej 47.99 milionë euro deri në fund të Kupës së Botës.

Klubet e La Liga-s (Spanjë) marrin më pak para. Megjithatë, me 26.2 milionë euro, La Liga është e dyta që përfiton më shumë. Klubet e Bundesligës marrin pothuajse 3 milionë euro më pak, gjë që i vendos ato në vendin e tretë (23.76 milionë euro).

Edhe nëse italianët nuk marrin pjesë në Botëror, klubet italiane presin të ardhura shtesë. FIFA do t’i paguajë Juventusit dhe klubeve të tjera të Serie A rreth 20 milionë euro. Me këtë shumë, Serie A është liga e katërt më e paguar. Franca vijon në vendin e pestë, me 18.53 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat