Kapiteni i Kombëtares shqiptare firmos kontratë me klubin italian

Futboll

Kapiteni i Kombëtares shqiptare firmos kontratë me klubin italian

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Kapiteni i Kombëtares shqiptare

Kapiteni i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Orgito Ruci, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë teksa është transferuar në klubin e njohur italian Xhenoa.

Ruci në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë të Olimpiakosit, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Ai aktivizohet në rolin e mesfushorit të qendrës dhe është vetëm 17-vjeç.

Talenti kuqezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Ai është prezantuar sot në klub teksa është shfaqur përkrah menaxherit shqiptar Angjelos Veizi.

Me fanellën e Kombëtares U-17 numëron 4 paraqitje ndërkohë që është aktivizuar edhe 2 ndeshje me Shqipërinë U-18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat