Kupa e Botës në Katar vendosi rekord të ri për më së shumti gola të shënuar

Futboll

Kupa e Botës në Katar vendosi rekord të ri për më së shumti gola të shënuar

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Në Kupën e Botës “Katar 2022” janë shënuar më së shumti gola në histori të këtij turneu.

Argjentina e fitoi trofeun e çmueshëm të dielën, pasi fitoi në finalen kundër Francës pas ekzekumit të penalltive.

Argjentinasit në penallti fituan me rezultatin 4:2, teksa 120 minutat e kësaj sfide prodhuan 6 gola – duke përfunduar kështu me rezultatin 3:3.

Duke përfshirë edhe finalen, gjithsej 172 gola u shënuan në Katar dhe ky është një rekord i Kupës së Botës.

171 gola ishin shënuar në turneun e vitit 1998 dhe të atij në vitin 2014.

Franca ishte kombëtarja më produktive në Katar me 16 gola të shënuara, një më shumë se Argjentina.

Anglia (13), Portugalia (12) dhe Holanda (10) ishin kombëtaret e tjera të vetme që arritën të shënonin 10 e më shumë gola. 

Spanja shënoi nëntë gola, kurse Brazili tetë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat