Skuadrat e Premier League dhe të La Liga që sot në fushë

Futboll

Skuadrat e Premier League dhe të La Liga që sot në fushë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:40
Skuadrat e Premier League dhe të La Liga që sot në fushë

Botërori Katar 2022 tashmë duket një kujtim edhe pse kanë kaluar vetëm 48 orë nga finalja e madhe Argjentinë-Francë (fituan amerikano-latinët me penallti). Sot rikthehen eventet sportive në Ligat përkatëse dhe në fushë do të zbresin mjaft skuadra “big”.

Kështu, në Angli do të luhen ndeshjet e Carabao Cup dhe në fushë do të zbresin katër ekipe të Premier League: Leicester, Newcastle, Southampton e Wolverhampton. Edhe pse me mungesa në formacion, këto skuadra do të luajnë rregullisht, ndërkohë që më 26 dhjetor rinis kampionati.

E njëjta situatë edhe në Spanjë, ku do të luhen ndeshjet e para të raundit të dytë të Kupës së Mbretit. Në tapetin e gjelbër do të luajnë mjaft nga ekipet e La Liga, si Getafe, Elche, Villareal, Maiorca e Athletic.

Ndeshjet e Kupës do të luhen sot edhe në Turqi, Portugali, Belgjikë, ndërsa në Skoci luhet një ndeshje e prapambetur e kampionatit. Ndeshje të Kupës ka edhe në mjaft kampionate të tjera në Europë.

Pra, gjithçka është gati për rinisjen e kampionateve edhe pse mjaft lojtarë janë ende duke festuar apo janë me pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat