Mesfushori maroken në radarin e Kloppit

Futboll

Mesfushori maroken në radarin e Kloppit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:04
Mesfushori maroken në radarin e Kloppit

Një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë në Kupën e Botës për Marokun, ishte Sofijan Amrabat.

Sigurisht, një paraqitje e një niveli kaq të lartë, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga “top” klubet europiane të cilat tashmë kanë nisur betejën për të bindur Amrabat.

Ky i fundit ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit Jyrgen Klop te Liverpulli, teksa sipas francezes “Foot Mercato”, vet tekniku gjerman pritet të mbajë një takim me përfaqësuesit e Amrabat.

Megjithatë, për të bindur klubin e Fiorentinës të lërë të lirë yllin e saj në janar nuk do të jetë aspak e lehtë me “vjollcët” që e kanë lojtarin nën kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk e lënë të lirë pa një ofertë prej minimalisht 40 milionë paund.

Gjithsesi, dëshira e vetë Amrabat mund të bëjë diferencën në këtë rast pasi mesfushori është i prirur për një transferim në Premier Ligë. Sakaq, në garë për Amrabat është edhe Totenhami i Antonio Kontes, por edhe Atletiko Madridi në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat