Mesfushori i Barcelonës ndryshon mendje

Futboll

Mesfushori i Barcelonës ndryshon mendje

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:26
Mesfushori i Barcelonës ndryshon mendje

Mesfushori i Barcelonës ndryshon mendje, i thotë “PO” ofertës nga gjiganti i Premier League!

Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong, ishte një nga objektivat e Mançester Junajtid në merkaton e verës, por holandezi e refuzoi herëpashere gjigantin anglez.

Duket se tashmë 25-vjeçari ka ndërruar mendje dhe është gati të pranojë ofertën e bërë nga “Djajtë e Kuq”.

Siç raportojnë mediat angleze, De Jong i ka thënë Ten Hagut se do të ishte i lumtur t’i bashkohej atij në “Old Trafford”.

Pak ditë më parë u raportua se Mançester Junajtid ka bërë gati plot 200 milionë euro për të transferuar De Jongun dhe Jud Belingham, edhe me sa duket i pari është bindur më në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat