Prioritet i Liverpoolit për afatin e janarit

Futboll

Prioritet i Liverpoolit për afatin e janarit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:22
Amrabat

Liverpooli thuhet se e ka caktuar Sofyan Amrabatin si objektivin kryesor të transferimit për vitin e ardhshëm.

Mesfushori pritet të largohet në janar nga Fiorentina drejt një klubi të madh, pasi ka tërhequr interesimin e shumë klubeve falë paraqitjeve të tij të mira me Marokun në Kupën e Botës.

Sipas “FootMercato”, Amrabat është prioritet i Jurgen Kloppit për të përforcuar skuadrën në janar.

Dhe, zyrtarët e klubit anglez thuhet se do të nisin shumë shpejt kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.

Fiorentina mendohet se do të pranonte një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Tottenham Hotspur, Barcelona dhe Atletico Madridi janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Sofyan Amrabat me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat