Formacionet zyrtare të Newcastle dhe Bournemouth

Futboll

Formacionet zyrtare të Newcastle dhe Bournemouth

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja mes Newcastle United dhe skuadrës së Bournemouthit, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e katërt të kualifikimeve në Carabao Cup.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Newcastle e eliminoi Crystal Palace me rezultat minimal 1:0, kurse Bournemouthi e mposhti Evertonin me rezultat të thellë 4:1.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Newcastle nuk do të paraqiten Dummet, Isak, Krafth dhe Ritchie, kurse te Bournemouthi mungojnë Brooks dhe Neto.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Guimaraes, Longstaff, Willock; Almiron, Joelinton, Wilson

Bournemouth (4-4-2): Travers; Smith, Mepham, Senesi, Zemura; Cook, Billing, Christie, Anthony; Solanke, Moore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat