Shkëndija më lartë në renditje nga shqiptarët, po ku janë ekipet e Kosovës në listën e UEFA-s?

Futboll

Shkëndija më lartë në renditje nga shqiptarët, po ku janë ekipet e Kosovës në listën e UEFA-s?

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 12:28
UEFA

 UEFA ka publikuar së fundmi renditjen e klubeve që kanë marrë pjesë në Kupat e Europës në 5 vitet e fundit në bazë të koeficientit.

Nga klubet e Superiores Laçi ka renditjen më të mirë, e cila ndodhet në vendin e 174 dhe më pas vijnë Partizani në vendin e 254, Teuta në 280, Kukësi në 282, Tirana 298, Vllaznia 338 dhe Luftëtari në vendin e 411.

Nga skuadrat shqiptare vendin renditjen më të mirë e mban Shkëndija e Tetovës, e cila ndodhet në vendin e 151, teksa Shkupi ndodhet në vendin e 185.

Nga klubet kosovare, Drita është ajo që ndodhet më mirë në renditje, në vendin e 199, ndërsa Ballkani e cila u kualifikua në Ligën e Konferencës ndodhet në vendin e 334.

RENDITJA E KLUBEVE SHQIPTARE:

Shqipëri

174 Laçi

254 Partizani

280 Teuta

282 Kukësi

298 Tirana

338 Vllaznia

411 Luftëtari

Kosovë

199 Drita

304 Prishtina

334 Ballkani

370 Llapi

371 Gjilani

372 Feronikeli

Maqedoni e Veriut

151 Shkëndija

185 Shkupi

409 Renova

417 Struga

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat