Ejupi: Klubet duhet ta marrin seriozisht situatën

Futboll

Ejupi: Klubet duhet ta marrin seriozisht situatën

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:23
Ejupi

Klubet sportive në Kosovë e shohin veten në gjendje të rëndë financiare. E kjo gjendje po del se mund t’ju rëndohet edhe më shumë.

Kjo pasi donatorët e disa prej klubeve sportive nuk do të mund të llogarisin në lehtësimet që i ofron Ligji për Sponsorizim për ta.

Në këtë rast, do ta pësojnë klubet e Federatave që s’janë licencuar nga Ministria e Sportit, përfshirë këtu edhe Federatën më të madhe sportive në vend, atë të Futbollit.

MKRS-ja nuk e ka licencuar ende shtëpinë e futbollit pasi ka kërkuar dokumente shtesë, të cilat nuk i ka pranuar ende.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe biznesmeni dhe ish kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi.

Ai tha se ndihet i zhgënjyer që Ministria e Sportit i ndalon benefitet që i parasheh ky ligj për klubet e futbollit dhe donatorët e tyre, për shkak të moslicencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Si një iniciator i bërjes së Kosovës me Ligj të Sponsorizimeve, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që Ministria e Sportit i ndalon benefitet që i parasheh ky ligj për klubet e futbollit dhe donatorët e tyre, për shkak të mos-licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Është shokues fakti që klubet e futbollit e rrezikojnë kolapsin nga ndalimi i benefiteve të këtij ligji, për të cilin, bashkë me deputetë të Kuvendit të Kosovës, të të gjitha partive, vraponim bashkë nëpër Gjermani për ta marrë një model sa më të mirë për sportin dhe futbollin e Kosovës. Bëj thirrje tek të gjitha palët që të reflektojnë dhe ta shpëtojnë futbollin nga kjo situatë në të cilën ka ardhur. Futbolli është një shpresë dhe krenari e Kosovës, të cilën nuk guxon askush ta vrasë. Interesi i futbollit është mbi të gjithë!

Sot, si një aksionar i FC Prishtinës, po pyes vetën, çka të bëjmë ne që investuam në futboll mbi 20 vite, miliona e miliona euro, që një Federatë e pa përgjeshme, të na kthej drastikisht mbrapa.

A nuk e pritëm ne ndërkombtarizimin e futbollit për të parë ditë më të mira?! Për çka punuam dhe japëm shumë, apo të presim këso lajme dëshpruese si sot që na kthejnë në kohën e lloçit.

I indinjuar në emër të klubit Prishtina, pres reflektim jo vetëm nga FFK, por edhe nga klubet të cilat duhet ta marrin situatën shumë seriozisht.]

Personalisht para disa vitesh isha iniciator që Kosova të bëhej me Ligji për Sponsorizim në sport, ku për këtë unë në vitin 2016 bashkë me Nait Hasani, Salih Morina, Shpejtim Bulliqi, Bekim Haxhiu, Mufera Sinik Lule Ymeri dhe Shaip Goxhuli kryem një vizitë studimore në Gjermani për të parë se si funksiononte ligji në Gjermani për Sponsorizim në Sport, ku më pas sollëm përvojën e fituar nga atje në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat