Sadiki flet pas golit të parë të shënuar për Erzenin

Futboll

Sadiki flet pas golit të parë të shënuar për Erzenin

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:54
Sadiki

Nehar Sadiki ishte një prej lojtarëve më të mirë në ndeshjen Erzeni-Bylisi 1-1, në sfidën e javës së 15-të të Superiores. Mbrojtësi kumanovar shënoi golin e parë për skuadrën e tij, edhe ate si kapiten.

Në minutën e 83’ ai e gjeti golin e barazimit pas një harkimi të ekzekutuar saktë nga Kahrimanovic. 

“Të shënosh golin e parë për Erzenin është ndjenjë e vecant, sidomos edhe kur je si kapiten i skuadrës. Me këtë gol ne morëm barazim të merituar”, deklaroi Sadiki.

Erzeni e mbyll sezonin vjeshtor në vendin e 4-të me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat