Guardiola: Nuk kam parë kurrë më parë një gjë të tillë

Futboll

Guardiola: Nuk kam parë kurrë më parë një gjë të tillë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 16:06
Guardiola: Nuk kam parë kurrë më parë një gjë të tillë

Manchester City mposhti 3:2 Liverpoolin në “Etihad Stadium” dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e EFL Cup, duke eliminuar kampionët në fuqi të këtij kompeticioni.

Ndeshja ishte spektakolare, me gola dhe raste nga njëra portë në tjetrën, teksa nuk munguan edhe gabimet në mbrojtje, sidomos në krahun e “The Reds”.

Pavarësisht se djemtë e tij shënuan tre gola, Pep Guardiola ka një vlerësim maksimal për repartin e prapavijës së Liverpoolit, të cilin e konsideron të jashtëzakonshëm.

“Të mbash topin dhe ta qarkullosh atë kundër Liverpoolit është një mision i rrezikshëm dhe i komplikuar.

Organizimi i tyre në mbrojtje është më i vështiri me të cilin jam përballur ndonjëherë në karrierë”, u shpreh trajneri i Man City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat