Shaqiri: Pse i gjithë ky vrerë ndaj Agim Ademit?

Futboll

Shaqiri: Pse i gjithë ky vrerë ndaj Agim Ademit?

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:05
Shaqiri: Pse i gjithë ky vrerë ndaj Agim Ademit?

Qerim Shaqiri, trajner i klubit të futbollit Vizioni nga Ferizaj (femrat), ka disa fjalë për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Shaqiri kujton kohërat e vështira të gjeneratës së sakrificës, ku Ademi nuk u ndal asnjëherë duke kontribuar.   

“Nuk i takojë shtresës së imponuar ose nuk jam ‘sahanlëpirës’ i askujt, çdo gjë në jetë që kam  mbërri e kam mbërri me djersën time dhe në shumtën e rasteve edhe me gjak.

Dua të ngre një paralele në futbollin tonë, pse i gjithë ky vrerë ndaj presidentit aktual të FFK-së z. Agim Ademit, një njeri që nga pavarësimi i sportit të vitit 1991 dha çdo gjë nga vetja dhe pasuria familjare për me mbërri këtu që jemi. 

Ky njeri nuk kurseu as veten dhe as familjen, nuk kurseu edhe centët e fundit për njohjen ndërkombëtare që gjendemi ne sot. Ju të cilët nuk e njihni dhe gjuani gur e dru mbi kurrizin e Presidentit nuk keni kaluar në hendeqet dhe barrierat qe ka kaluar

Presidenti i FFK-së, modestia e tij lë të kuptojë që ai po punon në të mirën e avancimit të të rinjve dhe të rejave në futboll.
Fjalët fyese nuk do kenë vend ne murin tim FB .

President Agim Ademi, urojë shëndet për ju dhe familjen tuaj e sidomos te komunitetit futbolldashës duke na befasuar me infrastrukture Evropiane”. ka shkruar Qerim Shaqiri me stafin udhëheqës të KF&KFF Vizioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat