Bunjamin Shabani nderon ish trajnerin e tij Mustafa Ebibi

Futboll

Bunjamin Shabani nderon ish trajnerin e tij Mustafa Ebibi

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:27
Bunjamin Shabani nderon ish trajnerin e tij Mustafa Ebibi

FC Struga është shpallur kampion vjeshtor në Ligën e Parë me 37 pikë. Pas përfundimit të sezonit të parë, futbollistët kanë marrë pushim të merituar nga stafi teknik.

Bunjamin Shabani, kapiteni i struganëve, i cili ndodhet për pushime në Kumanovë, sot bëri një gjest të madh. Ai i dhuroi fanellën e tij ish-trajnerit të tij të dikurshëm, Mustafa Ebibi, të cilëin e vizitoi në shkollën fillore komunale “Bajram Shabani”, ku punon si drejtor.

“Sot me Bunjamin Shabanin , futbollist në kf” Struga Trim & Lum. Ky ishte një takim pas shumë viteve , që më përkujtoi me nostalgji periudhën e artë të sukseseve në kf” Bashkimi” , nga viti 2004 e deri në shuarjen e klubit në vitin 2009. Tani Bunjaminit i uroj shumë suksese në karierën e tij si futbollist profesionist”, ka deklaruar Mustafa Ebibi, ish-trajner i tij.

Mesfushori Shabani së fundmi është zgjedhur futbollisti më i mirë i gjysmësezonit të parë në elitën e futbollit vendor nga portali sportiv maqedonas “Makfudbal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat