Mesfushori francez tërhiqet nga futbolli

Futboll

Mesfushori francez tërhiqet nga futbolli

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:44
Mesfushori francez tërhiqet nga futbolli

Mesfushori francez Bles Matuidi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Këtë e ka bërë të ditur 35-vjeçari përmes rrjeteve të tij sociale.

“Të kam dashur shumë, futboll. Më ke dhënë shumë, por ka ardhur koha të ndalem.

Kam përmbushur ëndrrat e mia të fëmijërisë, ëndrrat e mia si burrë”, thuhet në postimin e lojtarit.

Mesfushori, kampion bote për Francën në vitin 2018, luante me Inter Miami, një klub të cilit iu bashkua në verën e vitit 2020. Ai njihet për paraqitjet e tij për Juventusin e Torinos dhe PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat