Conte: Plani ynë është afrimi i lojtarëve të rinj

Futboll

Conte: Plani ynë është afrimi i lojtarëve të rinj

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 23:08
Conte

Në prag të rinisjes të sezoneve futbollistike, trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp, nga ku foli për planet e ekipit të tij.

Gjatë konferencës për shtyp, Conte ceku dhe pjesën e transferimeve, ku shpjegoi se plani i klubit është afrimi i lojtërave të rinj cilësorë dhe me paga të ulta.

“Nëse ka një mundësi për të forcuar veten, ne do ta bëjmë këtë.

E jona është një politikë e fokusuar tek të rinjtë që nuk kanë paga të larta. Ky është vizioni i klubit që duhet të ndjekim. Ndryshe do të vazhdojmë me lojtarët që kemi. Jam i kënaqur me ta.”,- është shprehur Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat