Erdhi me bujë të madhe te Vllaznia por...

Futboll

Erdhi me bujë të madhe te Vllaznia por...

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:47
Erdhi me bujë të madhe te Vllaznia por...

Pas ndeshjes ndaj Teutës tekniku i kuqebluve, Mirel Josa, i pyetur për lëvizjet e pritshme në merkato tha se fillimisht duhet menduar për daljet. Në ekipin shkodran janë disa lojtarë që mund të futen në listën e lojtarëve që mund të largohen, por i pari që vjen direkt në mendje është Kristian Vulaj.

Shqiptaro-malazezi erdhi me shumë bujë te Vllaznia dhe pritshmëritë ndaj tij ishin tejet të mëdha, por ai nuk përshtatet me skemat e Josës dhe është aktivizuar shumë më pak seç e priste.

Gjithashtu, paga e tij është një nga më të lartat te Vllaznia dhe klubi nuk është i gatshëm të paguajë aq shtrenjtë për një lojtar që qëndron më së shumi në stol.

Por ndarja nuk pritet të jetë shumë e lehtë, sepse Vulaj ka kontratë për tri vite dhe në lojë është një shumë madhe parash, për të cilat palët do të zhvillojnë një “luftë të ftohtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat