Frikë nga interesimi i Real Madridit për Musiala

Futboll

Frikë nga interesimi i Real Madridit për Musiala

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:53
Frikë nga interesimi i Real Madridit për Musiala

Jamal Musiala është një nga talentet e rinj me premtues në Europë dhe këtë e dëshmoi edhe në Kupës e Botës Katar 2022, ku ishte një nga elementët më të mirë në kombëtaren e Gjermanisë gjatë ndeshjeve të grupit.

Edhe pse ai është pjesë e një klubi të madh Europian si Bayern Munich, sërish interesimi i klubeve si Real Madridi, City apo PSG të cilat janë gati të “mbulojnë” me para të frikëson.

Sipas “AS”, në Gjermani kanë frikë nga interesimi i Real Madridit, nëse “bavarezët” nuk arrijnë shpejt të rinovojnë kontratën e tij.

Kujtojmë që mesfushori i Bayernit deri në vitin 2026 dhe klauzola e largimit të tij është vetëm 100 milion euro, një shifër aspak e vështirë për t’u paguar nga “galaktikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat