Ademi: Krishtlindja na përçon mesazhe të paqes

Futboll

Ademi: Krishtlindja na përçon mesazhe të paqes

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 11:20
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, uron festën e Krishtlindjeve.

Ai ka përçuar një mesazh të fuqishëm në këtë ditë të rëndësishme.

“Të nderuar drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit të krishterë!

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht festën e Krishtlindjes, juve dhe familjeve tuaja.

Uroj që kjo festë të ju gjej të bashkuar, me shëndet, harmoni dhe dashuri.

Krishtlindja na përçon mesazhe të paqes, të respektit dhe të dashurisë ndaj njeri-tjetrit, andaj le të shërbejë kjo festë si frymëzim për të gjithë ne, që e mira të mbizotërojë ndaj të keqes dhe begatia e sukseset ta përcjellin vendin dhe kombin tonë.

Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi! Gëzuar!”, ka uruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat