Reali e mendon Nagelsmann-in zëvendësues të Ancelottit

Futboll

Reali e mendon Nagelsmann-in zëvendësues të Ancelottit

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Reali e mendon Nagelsmann-in zëvendësues të Ancelottit

Klubi spanjoll, Real Madrid tashmë është duke menduar për zëvendësuesin e Carlo Ancelottit.

Strategu italian duket se në fund të këtij sezoni, do t’i thotë lamtumirën kampionëve në fuqi të Spanjës dhe Evropës.

Sipas ‘El Nacional’, trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann po konsiderohet nga Real Madridi si zëvendësuesi i trajnerit Carlo Ancelotti në rast se ky i fundit largohet nga ‘Bernabeu’.

Krerët e ‘Los Blancos’ thuhet se prioritet e kanë ish-trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel, megjithatë, në opsion mësohet se është edhe gjermani Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat