Agim Ademi publikon dokumentin 

Futboll

Agim Ademi publikon dokumentin 

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 12:46
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është emri më i lakuar në ditët e fundit por për këtë ai ka reaguar ashpër dhe ka publikuar dokumentin.

“Reagim ndaj dezinformatave që kinse nuk e kam certifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk kam dënim të plotfuqishëm. 

Duke pas parasysh që ditëve të fundit po dezinformohet publiku me të pavërteta rreth një dokument-konfirmimi nga gjykata që dëshmon që nuk kam dënim të plotfuqishëm, e që është një nga kushtet për plotësimin e dokumentacionit për rilicencim të FFK-së dhe çdo federate tjetër, edhe pse nuk jam personalitet që i demantoj shpesh dezinformatat e tilla, sidomos kur vijnë nga njerëz që nuk paraqesin as nuk përfaqësojnë asgjë në futboll, kësaj radhe e ndjej për obligim të bëj një sqarim për opinionin sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga dezinformatat e disa individëve (fatkeqësisht përfshirë edhe zyrtar të MKRS-së) që me pompozitet shpifin e dezinformojnë opinionin me të pavërteta. 

Image

Udhëzimi Administrativ përkatës i Ministrisë, ndër të tjera kërkon: dëshmi nga gjykata që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Konform kësaj kërkese nga unë u është dërguar vërtetim nga gjykata kompetente, ku është dëshmuar që nuk kam dënim nga gjykata. Pastaj komisioni ka kërkuar certifikatë e jo vërtetim.

Image

Përkundër që nga Zyra Ligjore kjo kërkesë shtesë e komisionit është konsideruar e pabazuar, unë megjithatë e kam respektuar edhe këtë kërkesë dhe e kam siguruar edhe certifikatën e kërkuar dhe të njëjtën ia kam dërguar edhe komisionit dhe po e prezantoj edhe këtu. 

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është trumbetuar nga persona jo-kompetent, që kinse nuk kam ofruar dëshmi nga gjykata, që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së. 

Në ditët në vijim, besojmë, se do të përmbyllet ky proces, në mënyrë që mos t'u lihet më hapësirë dezinformatave të tilla”, reagon Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat