Dy skuadra nga Premier League e kërkojnë Vedat Muriqin

Futboll

Dy skuadra nga Premier League e kërkojnë Vedat Muriqin

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi kosovar e kaloi një vit të jashtëzakonshëm në klubin ishullor duke bërë që klubet e njohura evropiane të interesohen për shërbimet e tij.

Në ditët e fundit u spekulua për interesimin e dy skuadrave madrilene, Real dhe Atletico për shërbimet e 28 vjeçarit.

Ndërsa tash, thuhet se përfaqësuesin kosovar e duan edhe në ligën më të fortë të futbollit në botë – në Premierligë.

Sipas mediave spanjolle, dy klubet e fundit që kanë shprehur interesim për ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios janë Aston Villa dhe Evertoni..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat